Politike

Tensione në një KZAZ në Durrës/ Dy vota tepër në një kuti votimi, PD kërkon ndërprerjen e procesi dhe të rinisë vlerësimi i kutisë

Siç raportohet është konstatuar një parregullsi në një prej kutive të votimit, ku dy vota rezultojnë më tepër nga sa ishin votues.

12 Maj 2025, 17:24 Nga E. D
Tensione në një KZAZ në Durrës/ Dy vota tepër në
pamje nga vendi i ngjarjes

DURRË- Një incident është regjistruar ditën e sotme pranë KZAZ-së numër 22 në Durrës. Siç raportohet është konstatuar një parregullsi në një prej kutive të votimit, ku dy vota rezultojnë më tepër nga sa ishin votues. 

Situata është bërë e njohur nga kandidatja e listave të hapura të Partisë Demokratike, Jola Hysaj, e cila ka kërkuar që të ndërpritet procesi dhe të rinisë vlerësimi i kutisë problematike.

Ajo ka theksuar se duhet të zbatohen të gjitha procedurat ligjore sipas rregullave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rastet kur numri i votave del më tepër se sa pritet.

Por anëtarë të Partisë Socialiste kanë kundërshtuar dhe kanë kërkuar që procesi i numërimit të vazhdojë normalisht. Megjithatë k jo situatë ngre dyshime mbi vlefshmërinë e kutisë në fjalë.

zgjedhjet parlamentare

Sondazh

Poll