Politike

PS fiton në Devoll, Peleshi: Nuk është triumf, por një mandat pune, kemi një mision të madh para

Ai shtoi se kjo fitore për socialistët nuk është triumf, por një mandat pune dhe misioni.

12 Maj 2025, 14:25 Nga M.B
PS fiton në Devoll, Peleshi: Nuk është triumf, por një
KZAZ

DEVOLL- Drejtuesi politik i qarkut të Korçës për Partinë Socialiste, Niko Peleshi foli sot nga Devolli për fitoren e tyre në këtë bashki. Në Devoll PS kryeson me 50.5% të votave ndërsa Peleshi tha se kjo është një fitore historike. Ai shtoi se kjo fitore për socialistët nuk është triumf, por një mandat pune dhe misioni.

"Historike, ju e dini grafikun e rezultateve. Është një grafik në rritje , së pari dua që t’ia dedikoj unë personalisht si drejtues politik organizatës më fantasike që ne kemi, organizata e Devollit, që ka krijuar një skuadër dinamike me djem e vajza që kanë punuar me shpirt.

Nuk dua ta shpall si triumf, për ne nuk është triumf, për ne është një mandat pune, ne mezi presim të certifikohet rezultati dhe të vazhdojmë punën aty ku e kemi lënë. Kemi një mision të madh përpara, duhet të anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda këtij mandati", tha Peleshi.

devoll

Sondazh

Poll