Sport

Bayer do të konfirmojë një trajner të ri javën tjetër... dhe Cesc është favoriti...

Fernando Carro, drejtor ekzekutiv i ekipit gjerman, e ka konfirmuar njoftimin e klubit.

12 Maj 2025, 09:30 Nga DOSJA
Bayer do të konfirmojë një trajner të ri javën

GJERMANI - Drejtori ekzekutiv i Leverkusenit, Fernando Carro, ka konfirmuar se javën e ardhshme do të njoftojë zëvendësuesin e Xabi Alonsos. Trajneri aktual i Comos, Cesc Fabregas, është kandidati numër një për t'u bërë trajner i ekipit të ‘Aspirinave’ sezonin e ardhshëm.

Pas lamtumirës së Xabi Alonsos në BayArena para tifozëve të Leverkusenit, klubi gjerman është i etur ta shikojë Fabregasin në stolin e tij sezonin e ardhshëm. Ish-lojtari i Barçës i përshtatet në mënyrë të përkryer asaj që kërkon Bayer: një trajner të ri me një mentalitet sulmues dhe një uri për tituj. Që Fabregas është aksionar në Como nuk do të ishte problem, e tëra çfarë duhet është që njeriu nga Arenys de Mar t’i thotë po ekipit gjerman.

Leverkusen fitoi titullin e parë të Bundesligës në historinë e tij, pa humbur asnjë ndeshje, me Xabi Alonson në stol . Tani, megjithëse ka pasur kandidatë të tjerë në tryezë, ata po mbështesin Fabregasin, i cili e ka renditur Comon në vendin e dhjetë në Serie A pasi arriti ngjitjen me të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll