Aktualitet

21 Janar 2020, 16:02 Nga DOSJA

TIRANËDosja.al publikoi një video, që prej orësh po qarkullonte në rrjet dhe  tregonte një xhirim të çmendur gomash përpara Komisariatit nr.6 të Kombinatit. Videoja u publikuar nga faqja “RichKids” në Instagram, ku tregohet se si një automjet i llojit “Benz AMG”, xhiron gomat si i çmendur dhe bën ‘drift‘ para institucionit të Policisë.

Pak pas publikimit të videos nga Dosja.al, Policia e Shtetit shoqëroi 29-vjeçarin e identifikuar si Klajdi Spasi. Në një reagim për mediat Policia shkruante se pasi kanë parë videon kanë zhvilluar kontrolle të shumta dhe kanë rënë në gjurmët e tij, duke e shoqëruar 29-vjeçarin që drejtonte mjetin.

Djali i pasur i Tiranës, Klajdi Spasi la gjurmë kudo për videon e bërë nga ai, pasi ishte kthyer dhe komentonte në videon e tij. Në komente ai shkruante se nuk pyeste për shtetin dhe as për gjoba pasi nuk kishte patent farë për të ngarë një makinë.

Dosja.al ka mësuar se Spasi nuk është edhe aq ‘rich’ në jetën reale pasi ka në pronësi një gomisteri në Kombinat, edhe pse ka një makinë të mirë me të cilën ende shet mend rrugëve të Tiranës duke rrezikuar jetën e tij dhe të kalimtarëve.  Të njëjtat burime bëjnë me dije për Dosja.al se ‘AMG-ja’ e famshme nuk është në emrin e tij por klientëve të gomisterisë së tij.  Mbase një shoqërim në Polici, do të bëjë që ta respektojë sinjalistikën dhe të kuptojë që lëvizje të tillë bëhen në cirk dhe jo në rrugë publike. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drift perballe komisariatit kombinat tirane drift perballe komisariatit kombinat tirane

Sondazh

Poll