Aktualitet

Fotografoi fletën e votimit, arrestohet 56-vjeçarja në Tiranë, shoqërohen edhe dy të tjerë

Ajo ka votuar në shkollën “Ali Demi”. Pasi rasti është identifikuar është bërë edhe arrestimi i saj për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

11 Maj 2025, 12:24 Nga N.F
Fotografoi fletën e votimit, arrestohet 56-vjeçarja në
Foto

TIRANË- Një 56-vjeçare është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i saj ka ardhur pasi ajo ka fotografuar fletën e votimit. 

Ajo ka votuar në shkollën “Ali Demi”. Pasi rasti është identifikuar është bërë edhe arrestimi i saj për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Gjithashtu policia bën me dije se janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë pasi pasi dyshohet se kanë fotografuar fletën e votimit. 

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/ Fotografoi fletën e votimIt, arrestohet 56-vjeçarja. -Shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se një shtetase në shkollën “Ali Demi” kishte fotografuar votën dhe më pas ishte larguar, organizuan punën, identifikuan, shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasen A. H., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.
—————
Paraprake: Shërbimet e Policisë të Komisariateve Nr. 3 dhe Nr. 4, kanë shoqëruar dy shtetas, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletën e votimit. Aktualisht, ndaj tyre po kryhen veprimet hetimore dhe procedurale nën drejtimin e Prokurorisë. Në përfundim të veprimeve do ju informojmë më tej.

Policia e Tiranës apelon për respektim të rregullave të votimit pasi çdo veprim që cenon fshehtësinë dhe integritetin e votës përbën shkelje të ligjit dhe do të trajtohet me rigorozitet të plotë.Policia e Tiranës mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë, rendin dhe zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt.

flete votimi

Sondazh

Poll