Politike

Zgjedhjet parlamentare/ Gonzato viziton një qendër votimi në Durrës: Të shohim çfarë mendimesh kanë qytetarët

Bëhet me dije se ai ka vizituar Qendrën e Votimit 14/94 në qytetin bregdetar.

11 Maj 2025, 12:54 Nga M.B
Zgjedhjet parlamentare/ Gonzato viziton një qendër votimi në
Silvio Gonzato

DURRËS- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka mbërritur në Durrës për të ndjekur procesin zgjedhor të ditës së sotme. Bëhet me dije se ai ka vizituar Qendrën e Votimit 14/94 në qytetin bregdetar. Gonzato u shpreh për mediat se ecuria e këtyre zgjedhjeve kanë një rëndësi shumë të madhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Nuk donim të shihnim zgjedhjet vetëm në kryeqytet. Do të donim të shihnim si po ecën procesi zgjedhor dhe në vende të tjera të Shqipërisë. Kam dhe kolegë të mi nga shtetet anëtare të BE-së që kanë dalë për të vëzhguar. Arsyeja përse e bëjmë këtë, nuk është s’e kemi besim te OSBE/ODIHR, sepse ata po bëjnë një punë shumë të mirë, por që dhe ne të kemi përvojën tonë. Të shohim çfarë mendimesh kanë qytetarët, kjo për arsye sepse janë zgjedhjet e para pas çeljes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë", tha ambasadori.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

durres

Sondazh

Poll