Politike

Voton Tedi Blushi: Apeli im është pjesëmarrje! Hallet që kanë zbritur në çdo familje shqiptare mund të ndryshojnë

Pas votimit Blushi foli para mediave teksa theksoi se vota është themeli i lirisë.

11 Maj 2025, 09:43 Nga N.F
Voton Tedi Blushi: Apeli im është pjesëmarrje! Hallet që
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka votuar paraditen e sotme. Pas votimit Blushi foli para mediave teksa theksoi se vota është themeli i lirisë. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje në votim ndërsa shtoi se hallet që kanë zbritur në çdo familje shqiptare mund të ndryshojnë.

"Vota ëshë themeli i lirisë, i dinjitetit dhe i fuqisë së qytetarëve. Demokraci do të thotë pjesëmarrje, ndaj apeli im është pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje.

Hallet që kanë zbritur në çdo familje shqiptare mund të ndryshojnë, mund të marrin zgjidhje, vetëm duke votuar. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të marrin pjesë në votime, të mos qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në mënyrë që askush tjetër të mos vendosë për të ardhmen e tyre.
Faleminderit!" tha ai.

tedi blushi

Sondazh

Poll