Aktualitet

EMRAT/ Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona në Kukës

Dy kushërinjt Gazment Peposhi dhe Kalosh Peposhi, akuzohen për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.

10 Maj 2025, 21:21 Nga E. D
EMRAT/ Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në
foto ilustruese

KUKËS- Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Kukës, në bashkëpunim me SPAK, kanë shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për korrupsion aktiv në zgjedhje. Gjithashtu bëhet e ditur se është ushtruar kontrolle në banesat e dy kushërinjve Gazment Peposhi dhe Kalosh Peposhi. Dy kushërinjt Gazment Peposhi dhe Kalosh Peposhi, akuzohen për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë: 

Kukës/ Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.

kukes zgjedhje

Sondazh

Poll