Bota

Zelensky dhe udhëheqësit europianë zhvillojnë bisedën telefonike me Trump/ Ministri i Jashtëm ukrainas: Ishte produktive! U diskutuan përpjekjet për paqe

Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë, të cilët po vizitojnë Kievin, patën një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, sipas Ministrit të Jashtëm ukrainas Andriy Sybykha.

10 Maj 2025, 13:46 Nga M.L
Zelensky dhe udhëheqësit europianë zhvillojnë bisedën
Foto ilustruese

KIEV- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë, të cilët po vizitojnë Kievin, patën një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, sipas Ministrit të Jashtëm ukrainas Andriy Sybykha.

Gjatë komunikimit, u diskutuan përpjekjet për paqe, me Evropën që e kërcënoi Rusinë me sanksione të ashpra. Në një postim në X, Sibiha deklaroi se Ukraina dhe të gjithë aleatët e saj janë gati për një armëpushim të plotë dhe pa kushte në tokë, det dhe ajër për të paktën 30 ditë, duke filluar nga e hëna. Ai vetë e përshkroi bisedën telefonike si "produktive".

Megjithatë, fotografia nga videokonferenca, e cila me sa duket u zhvillua me një telefon celular rreth një tavoline të vogël, bëri përshtypje.

volodymyr zelensky andriy sybykha

Sondazh

Poll