Bota

U 'kërcënuan' me sanksione të ashpra nëse nuk pranojnë armëpushimin/ Zëdhënësi i Kremlinit: Jemi mësuar! Evropianët janë nervozë përballë...

Dmitry Peskov, iu përgjigj me ironi kërcënimeve të Macron-Mertz nga Kievi për “sanksione të ashpra” ndaj Rusisë nëse kjo e fundit nuk pranon propozimin për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë.

10 Maj 2025, 13:02 Nga M.L
U 'kërcënuan' me sanksione të ashpra nëse nuk
Foto ilustruese

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu përgjigj me ironi kërcënimeve të Macron-Mertz nga Kievi për “sanksione të ashpra” ndaj Rusisë nëse kjo e fundit nuk pranon propozimin për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë.

"Jemi mësuar me sanksionet, tashmë mund ta imagjinojmë se çfarë do të bëjmë pas shpalljes së tyre, si t'i minimizojmë pasojat", tha Peskov në një intervistë me kanalin Rossiya 1 duke shtuar se është humbje kohe nëse mendojnë se Rusia do të frikësohet nga sanksionet e reja.

Peskov foli gjithashtu për "irritimin" e evropianëve përballë "mbështetjes globale" për Ditën e Fitores në Moskë

“Evropianët janë nervozë për atë që ndodhi të premten në Moskë. Ata janë nervozë përballë mbështetjes së madhe globale për Ditën e Fitores”, tha Peskov.

rusi dmitry peskov macron-mertz

Sondazh

Poll