Sport

Arteta e pranon epërsinë e Reds: "Të dielën, do ta duartrokasim Liverpoolin"

Mikel Arteta e ka pranuar superioritetin e Liverpoolit në Premier League këtë sezon, me spanjolin që zbulon se skuadra e tij do t'u bëjë Reds-ave një ‘tunel’ para ndeshjes mes tyre.

10 Maj 2025, 11:30 Nga DOSJA
Arteta e pranon epërsinë e Reds: "Të dielën, do ta

ANGLI - Arsenali do të përballet me Liverpoolin të dielën (5/11) dhe Mikel Arteta bëri deklarata gjatë një konference për shtyp në lidhje me sfidën.

Trajneri spanjol i përgëzoi Reds për fitimin e kampionatit, dhe madje zbuloi se lojtarët e tij do të bëjnë një ‘tunel’ për skuadrën e Arne Slott, pasi, siç theksoi ai, ata ishin skuadra më e mirë në ligë dhe e meritojnë këtë.

"Do t'i bëjmë një ‘tunel’ Liverpoolit. Ata e meritojnë. Ata ishin skuadra më e mirë, ata ishin më të qëndrueshëm", tha Arteta, ndër të tjera.

"Ky është sporti, kur dikush është më i mirë, atëherë duhet ta duartrokasësh, ta pranosh dhe të përpiqesh të arrish atë nivel", përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll