Sport

Onana nuk kishte paguar siguracionin e makinës, policia i merr Lamborghinin...

Makina luksoze, me vlerë 412 mijë euro, u tërhoq në parkun komunal në Manchester

10 Maj 2025, 09:30 Nga DOSJA
Onana nuk kishte paguar siguracionin e makinës, policia i merr

ANGLI - Lamborghini Urus i Andre Onanës u sekuestrua të mërkurën në mëngjes në Mançester, kur një nga miqtë e tij po drejtonte makinën luksoze, me vlerë 350 mijë paund, rreth 412 mijë euro.

Autoritetet zbuluan nëpërmjet një kamere mbikëqyrjeje se automjeti nuk ishte i siguruar dhe e ndaluan atë, duke e tërhequr më vonë në një park komunal.

Lojtari, i cili luajti si titullar në fitoren ndaj Athletic Bilbaos, ku Manchester United i Ruben Amorim u kualifikua për në finalen e Europa League, tani ka 14 ditë kohë për të provuar se është pronar i makinës dhe se ka sigurim. Nëse nuk e bën, Lamborghini mund të nxirret në ankand dhe madje të shkatërrohet.

Një burim i tha shtypit anglez se problemi do të zgjidhet së shpejti: "Onana ka bërë disa gabime këtë sezon dhe sigurimi i makinës është problemi më i vogël i tij."

Duhet të mbahet mend se lojtari kamerunas është kritikuar këtë sezon për shkak të disa prej performancave të tij, por ai prapëseprapë ka fituar besimin e trajnerit portugez të “Djajve të Kuq”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll