Sport

VIDEO / E pabesueshme, u aksidentua rëndë në etapën e parë të Giros, ja çfarë ka pësuar sipas mjekëve!

Dy çiklistët amerikanë u ngritën dhe vazhduan garën normalisht, ndërsa Landa dukej që kishte pësuar dëmtim të rëndë dhe nuk ishte në gjendje ta vazhdonte garën.

9 Maj 2025, 22:10 Nga DOSJA
VIDEO / E pabesueshme, u aksidentua rëndë në etapën e

TIRANE - Një aksident ndodhi në etapën e pare të Giro d’Italia në zbritjen e Linzës në Malin e Dajtit ku çiklisti spanjoll Miguel Landa, u përplas me një shtyllë në një kthesë të vështirë dhe të mprehtë dhe ra në asfalt, ndërsa dy çiklistë të tjerë, Jay Vine dhe Corbin Strong, ranë mbi biçikletën e tij në rrugë. 

Dy çiklistët amerikanë u ngritën dhe vazhduan garën normalisht, ndërsa Landa dukej që kishte pësuar dëmtim të rëndë dhe nuk ishte në gjendje ta vazhdonte garën. 

Landa nuk vazhdoi, atij iu ofrua ndihma e parë dhe u dërgua në spital me ambulancë për analiza dhe ekzaminime të mëtejshme. Pas kontrolleve të para rezultoi se ai ka dëmtuar shtyllën kurrizore në pjesën e toraksit. Spanjolli aktualisht kryesonte renditjen e kampionatit dhe donte të zinte një vend në podium, si në raundet e viteve 2015 dhe 2022.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MARCA (@marca)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll