Sport

FOTO/ Ja si do të jetë stadiumi i ri i Kavajës, njihuni me projektin fitues…

Ky investim i përbashkët mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë së Kavajës synon të vendosë një standard të ri për infrastrukturën sportive në qytetet shqiptare.

9 Maj 2025, 17:50 Nga DOSJA
FOTO/ Ja si do të jetë stadiumi i ri i Kavajës, njihuni me

KAVAJE - Qyteti i Kavajës do të ketë së shpejti një stadium të ri futbolli, i cili do të ndërtohet mbi bazën e një projekti ambicioz dhe bashkëkohor.

Projekti fitues, i shpallur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në prani të përfaqësuesve të FSHF-së, Bashkisë së Kavajës, arkitektëve vendas e të huaj, si dhe studios arkitekturore “Focus Architecture”, sjell një vizion të ri për impiantin sportiv të qytetit.

Stadiumi i ri do të jetë i kategorisë 4 sipas standardeve të UEFA-s, niveli më i lartë për infrastrukturën futbollistike. Ai do të jetë i përshtatshëm për zhvillimin e ndeshjeve në të gjitha kategoritë, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Përtej funksionit sportiv, projekti përfshin edhe hapësira të dedikuara për komunitetin, me ambiente që mund të shfrytëzohen për aktivitete të ndryshme publike apo sociale.

Arkitektura moderne, efikasiteti funksional dhe integrimi me hapësirat urbane e kthejnë këtë impiant në një qendër të rëndësishme për Kavajën.

Ky investim i përbashkët mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë së Kavajës synon të vendosë një standard të ri për infrastrukturën sportive në qytetet e vogla shqiptare.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll