Sport

Punonjësit e PSG-së ftohen të gjithë në Mynih për finalen e Ligës së Kampionëve...

Presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaïfi, ka njoftuar punonjësit e klubit se do të jenë në gjendje të marrin pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve në Mynih më 31 maj.

9 Maj 2025, 18:12 Nga DOSJA
Punonjësit e PSG-së ftohen të gjithë në Mynih për

FRANCE - Punonjësit e Paris Saint-Germain nuk do të duhet të kërkojnë pafundësisht biletën e tyre të çmuar për finalen e Ligës së Kampionëve, më 31 maj në Allianz Arena, kundër Interit.

Në një mesazh dërguar punonjësve, presidenti Nasser al-Khelaïfi njoftoi se "i gjithë stafi ynë do të ketë mundësinë të jetë përkrah ekipit tonë për këtë mision të fundit në Mynih".

Marrëveshjet praktike do t'u komunikohen punonjësve më vonë nga menaxhmenti i klubit të kryeqytetit francez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll