Sport

"Final 4"/ Polaku Marciniak do të gjykojë Vllaznia - Egnatia, për të përcaktuar kampionen e Shqipërisë!

Krahas gjyqtarëve polakë, arbitër i katërt i takimit do të jetë ndërkombëtari shqiptar Enea Jorgji, gjithashtu në rolin e AVAR-it do të jetë edhe Kreshnik Bajramaj

9 Maj 2025, 18:02 Nga DOSJA
"Final 4"/ Polaku Marciniak do të gjykojë Vllaznia -

TIRANE - Të hënën në mbrëmje, në “Arenën Kombëtare”, do të luhet finalja e madhe për titullin kampion në “Abissnet Superiore” mes Vllaznisë dhe Egnatias.

Arbitri i njohur polak Szymon Marciniak, i cili ka drejtuar shumë ndeshje të rëndësishme në karrierën e tij, përfshirë finalen e Kupës së Botës 2022 mes Francës dhe Argjentinës, do të vendosë drejtës në fushë për këtë përballje.

Së fundmi, ai drejtoi ndeshjen spektakolare, gjysmëfinalen Inter - Barcelona në Champions League.

Krahas Marciniak, të gjithë arbitrat e huaj të përfshirë në këtë finale janë polakë. Asistentët e tij do të jenë Bartosz Heinig dhe Marek Arys, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Paweł Malec.

Ky i fundit do të ketë përkrah shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR-it. Arbitri i katërt i takimit do të jetë Enea Jorgji.

Një finale për t’u mos u humbur në “Arenën Kombëtare”, teksa biletat janë në shitje online në ebilet.al dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll