Politike

"Kundërshtarët nuk na mundin dot me votë!" Rama në mbylljen e fushatës në Tiranë: S’jemi më të mirët, por më të mirë s’ka

Rama tha se kundërshtarët nuk i mundin dot dhe se nuk ka mëtë mirë se forca e tyre politike.

9 Maj 2025, 20:45 Nga M.B
"Kundërshtarët nuk na mundin dot me votë!" Rama në
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë. Rama tha se kundërshtarët nuk i mundin dot dhe se nuk ka mëtë mirë se forca e tyre politike. Ai shtoi se e rimorën qendrën e politikës shqiptare dhe do të qëndrojnë aty pas kësaj fitoreje, sipas tij.

“Ne socialistët ishim shembur përtokë, rruga jonë për të fituar zemrat e Shqipërisë nisi nga një mjegull e ftohtë e një disfate të rëndë… por karakteri i pathyeshëm na ngjiti përsëri.

Ne e rimorëm qendrën e politikës shqiptare dhe do të qëndrojmë aty pas kësaj fitoreje. Kundërshtarët tanë nuk kanë për të kuptuar kurrë se nuk na mundin dot, sepse nuk e kuptojnë pse i mundim çdo herë e më thellë. Ata që me demek janë prurje të reja nuk ngjajnë me ne, ngjajnë me kundërshtarët tanë të kahershëm – dava humbësash", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll