Politike

"I thash Noizy-t, je tek partia e gabuar"/ Stresi: Veliaj po nga sheh nga burgu! Berisha, doktori i zemrës time!

Më tej Stresi tha se kishte paralajmëruar shokun e tij, Noizy-n, se ishte në partinë e gabuar, pasi ai iu bashkua fushatës së PS.

9 Maj 2025, 20:22 Nga E. D
"I thash Noizy-t, je tek partia e gabuar"/ Stresi: Veliaj po
Stresi

TIRANË- Reperi Stresi, ishte i pranishëm në takimin përmbyllës së PD-së në Tiranë. Stresi nuk i kurseu as ironitë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit. Më tej Stresi tha se kishte paralajmëruar shokun e tij, Noizy-n, se ishte në partinë e gabuar, pasi ai iu bashkua fushatës së PS.

Stresi: Kam sot një këngë që ja kam dedikuar njishave. Nga ky shesh e di që Erion Veliaj po më sheh atje me shokët e vet, a po dukem bukur? Doktor, je doktor i zemrës sime! Dhe i thash shokut im, Noizy, je në partinë e gabuar vëllai im!

 

stresi

Sondazh

Poll