Politike

PD gati për mbylljen e fushatës/ PAMJE nga ish-Stacioni i Trenit, ja përgatitjet e fundit

Siç shihet edhe në pamje, gjithçka duket gati, ku mijëra vende janë bërë gati për të ftuarit. Mitingu përmbyllës do të nisë në orën 19:00, duke i dhënë fund 1 muaj fushatë, e cila nisi në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

9 Maj 2025, 18:24 Nga E. D
PD gati për mbylljen e fushatës/ PAMJE nga ish-Stacioni i Trenit, ja
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Partia Demokratike, është gati të nisë takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë, në Bulevardin e Ri. Siç shihet edhe në pamje, gjithçka duket gati, ku mijëra vende janë bërë gati për të ftuarit. Mitingu përmbyllës do të nisë në orën 19:00, duke i dhënë fund 1 muaj fushatë, e cila nisi në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha më herët u ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen mitingut përmbyllës. Gjithashtu në tubimin elektoral të PD nuk do të mungojë as drejtuesi i fushatës, amerikani Chris LaCivita.

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll