Politike

Materialet zgjedhore mbërrijnë në Durrës dy ditë para zgjedhjeve, transportohen me mjetet e FA nën masa të rrepta sigurie dhe eskortë policore

Materialet zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit janë transportuara me mjetet e Forcave të Armatosura, nën masa të rrepta sigurie dhe me eskortë policore.

9 Maj 2025, 16:28 Nga E. D
Materialet zgjedhore mbërrijnë në Durrës dy ditë para
foto ilustruese

DURRË- Materialet zgjedhore kanë mbërritur në durrës dy ditë para zgjedhjeve. Materialet zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit janë transportuara me mjetet e Forcave të Armatosura, nën masa të rrepta sigurie dhe me eskortë policore.

Gjithashtu ato priten të shpërndahen në të gjitha KZAZ-të përkatëse, në kuadër të përgatitjeve për një proces zgjedhor të rregullt dhe transparent. Në qytetin e Durrësit janë ngritur 7 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ku do të ruhen materialet deri në ditën e votimit.

Sakaq, qarku i Durrësit përfshin gjithsej 377,020 zgjedhës të regjistruar, mes tyre 25,037 emigrantë që gëzojnë të drejtën e votës. Shumica e trupës zgjedhore përqendrohet në qytetin e Durrësit, me 272,888 votues, ndjekur nga Kruja me 66,140 votues dhe Shijaku me 37,992 votues gjithsej.

materialet zgjedhore zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll