Politike

"Më 11 maj votën tuaj jepjani PD-së"/ Çupi mesazh qytetarëve: Votoni për një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj!

Çupi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ka biseduar me nënat që duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, me të rinjtë që duan mundësi të vërteta, me të moshuarit që duan dhe meritojnë më shumë dinjitet.

9 Maj 2025, 17:42 Nga E. D
"Më 11 maj votën tuaj jepjani PD-së"/ Çupi
Dhurata Çupi

TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike për deputete në listën e hapur në qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi u ka bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë PD si alternativën më të mirë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Çupi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ka biseduar me nënat që duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, me të rinjtë që duan mundësi të vërteta, me të moshuarit që duan dhe meritojnë më shumë dinjitet.

Postimi i Çupit:

Këto javë kemi qenë bashkë, në rrugë, në lagje, në shumë prej familjeve tuaja. Bashkë duke biseduar dhe dëgjuar për shqetësimet, problemet dhe zgjidhjet. Kam biseduar me nënat që duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, me të rinjtë që duan mundësi të vërteta, me të moshuarit që duan dhe meritojnë më shumë dinjitet.

Në natyrën time nuk janë fjalët e bukura, por veprat. Me përkushtim. Me korrektesë. Me ndjeshmëri njerëzore. Prandaj kërkoj votën Tuaj të dielën për Partinë Demokratike dhe për mua, Dhurata Çupi Tyli.
Zoti qoftë me ne bashkë, me Shqipërinë! Fitore!

shurata cupi

Sondazh

Poll