9 Maj 2025, 18:22
Nga M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka dhënë mesazhin e tij për qytetarët, në mbyllje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Me anë të një audio-mesazhi Meta bën thirrje për pjesëmarrje të madhe në votime. Sipas tij edhe socialistët atdhetarë dhe të përgjegjshëm do të jenë një forcë e rëndësishme ndëshkuese dhe ndryshuese për Shqipërinë më 11 maj.
Ai shpehet gjithashtu se të gjithë socialistët e ndershëm se vota e tyre për të në Qarkun e Tiranës dhe për kandidatët e Partisë së Lirisë në çdo Qark të Shqipërisë është garanci sublime për mbajtjen e premtimeve konkrete që 100 ditët e para të koalicionit.
Audio-mesazhi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Të dashur qytetarë!
Ju ftoj për pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje, për t’i dhënë fund shpopullimit me votën tuaj më 11 Maj. Pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje për t’i hapur rrugën Ndryshimit dhe Madhështimit të Shqipërisë tonë të shtrenjtë!
Jam i bindur se edhe socialistët atdhetarë dhe të përgjegjshëm do të jenë një forcë e rëndësishme ndëshkuese dhe ndryshuese për Shqipërinë më 11 Maj sepse nuk ka asgjë socialiste ta lesh shtetin në dorën e krimit dhe të heshtësh e të varfërosh intelektualët, pedagogët, akademikët, mësuesit, mjekët.
Sepse nuk ka asgjë socialiste të degjenerosh familjen dhe fjalët e shënjta nënë e babë t’i zëvendësosh me “Prindi 1 dhe Prindi 2” të “Rilindjes”. Sepse nuk ka asgjë socialiste që 570 mijë pensionistë t’i braktisësh me pension 50-170 euro/muaj ndërsa qindra milion euro t’i grabisësh me inceneratorë që nuk ekzistojnë.
Dua t’i garantoj të gjithë socialistët e ndershëm se vota e tyre për Ilir Metaj në Qarkun e Tiranës dhe për kandidatët e Partisë së Lirisë në çdo Qark të Shqipërisë është garanci sublime për mbajtjen e premtimeve tona konkrete që 100 ditët e para të koalicionit tonë për çdo pensionist dhe student, për çdo përfitues të ndihmës ekonomike dhe qytetar shqiptar në nevojë.
Siç është garanci që brenda 4 viteve Shqipëria bëhet fuqi prodhuese dhe eksportuese. Çdo anëtari dhe simpatizanti të Partisë së Lirisë në këto 48 orë të mbetura i kërkoj që të shtojë edhe një të afërm tjetër edhe një shok edhe një komshi edhe një të njohur për ta bërë pjesë të Ndryshimit historik të 11 Majit.
Të braktisim mashtrimin! Të braktisim ndryshimin dhe shpopullimin! Të zgjedhim Ndryshimin, NR.1, që Shqipëria dhe shqiptarët të jenë gjithmonë TË PARËT!
ilir meta
Politike
9 Maj 2025, 18:00
M.B
Selia e PD
TIRANA- Partia Demokratike ka reaguar me anë të një deklarate pas vendimit të Këshillit të Ministrave pë...
Politike
9 Maj 2025, 17:42
E. D
Dhurata Çupi
TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike për deputete në listën e hapur në qarkun e Tiranës, Dhurata...
Politike
9 Maj 2025, 17:10
M.B
Arjan Jaupllari
KORÇA- Policia e Korçës ka reaguar lidhur me raportimet se kandidati për deputet në këtë ...
Politike
9 Maj 2025, 16:54
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë një mesazh me rastin e ditës së Europës që p&...
Politike
9 Maj 2025, 16:37
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit ka bërë...
Politike
9 Maj 2025, 16:28
E. D
foto ilustruese
DURRË- Materialet zgjedhore kanë mbërritur në durrës dy ditë para zgjedhjeve. Materialet zgjedhore p&eum...
Politike
9 Maj 2025, 16:21
M.B
Vjosa Osmani
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje përsëri Bashkimit Evropian t’i heqë masat n...
Politike
9 Maj 2025, 15:50
M.B
Foto nga konferenca
TIRANA- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Gent Strazimiri, ka ngritur alarmin ...
Politike
9 Maj 2025, 15:45
M.B
Foto nga konferenca
TIRANA- Partia Demokratike ka denoncuar krimet zgjedhore, duke bërë publike emra dhe mbiemra të personave të c...
Politike
9 Maj 2025, 14:55
N.F
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Në orët e vona të 9 shkurtit, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lëv...