Politike

Fushata/ PS denoncim në policinë e Lezhës: PD po shpif për shitblerje votash nga ana jonë

Në një deklaratë për mediat, kryetari i PS Kurbin, Benard Palaj, i cilësoi akuzat si të pabaza dhe pjesë e një fushate për të diskredituar figurat e Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve.

8 Maj 2025, 23:02 Nga M.L
Fushata/ PS denoncim në policinë e Lezhës: PD po shpif për
Foto ilustruese

LEZHËNjë tjetër denoncim është dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë nga përfaqësues të Partisë Socialiste në Kurbin. Ata pretendojnë se janë bërë objekt i akuzave dhe lajmeve të rreme, që përfshijnë pretendime për shitblerje votash dhe madje paralajmërime për arrestime të disa prej tyre. Në një deklaratë për mediat, kryetari i PS Kurbin, Benard Palaj, i cilësoi akuzat si të pabaza dhe pjesë e një fushate për të diskredituar figurat e Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve.

“Po përballemi me shpifje të mirëorganizuara që kanë për qëllim të dezinformojnë opinionin publik dhe të krijojnë panik. Nuk ka asnjë provë për këto pretendime, ndaj i konsiderojmë si sulme politike që synojnë të dëmtojnë fushatën tonë,” deklaroi Palaj. 

benard palaj

Sondazh

Poll