Politike

"Vetëm ju mund të shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë"/ LaCivita nga Lezha: Një ditë do ta heqim nga puna Edi Ramën! Do i themi je i pushuar

Chris LaCivita, gjatë fjalës së tij ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votim.

8 Maj 2025, 20:51 Nga E. D

"Vetëm ju mund të shpëtoni të ardhmen e

LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-ASHM në Lezhë. I pranishëm në këtë takim ishte edhe drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita.  Chris LaCivita, gjatë fjalës së tij ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votim.Gjithashtu LaCivita u shpreh se 11 maji është dita për t’i thënë kryeministrit Edi Rama je i pushuar.

Fjala e Chris LaCivita në Lezhë:

Fitore! Kjo është fantastike. Jam shumë i kënaqur që jam kthyer në Shqipëri, me miqtë e mi të rinj. Ne do ta pushojmë nga puna Edi Ramën. Do ti themi je i pushuar. Është koha ti japim fund korrupsionit, dështimit ekonomisë dhe varfërisë.

Edi Rama do të provojë çdo marifet për të qëndruar në pushtet. Prandaj është kaq e rëndësishme që të gjithë ju që jeni këtu, të shkoni të votoni, të merrni miqtë dhe familjarët tuaj. Si amerikan ne besojmë në lirinë, dinjitetin e çdo personi.

Çdo person ka të drejtën e Zotit të jetojë, të punojë dhe rritë familjen e vet. Dr. Berisha shkroi historinë duke krijuar marrëdhëniet me SHBA-në. Ai është një njeri të cilit mund ti zësh besë.

Por nga të gjitha drejtat që kemi, asnjë prej tyre nuk mund të ekzistojë, nëse ju nuk do të shkoni të votoni. Bota kontrollohet nga ata që shkojnë të votojnë. Vetëm ju mund të shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë.

Për të shpëtuar të ardhmen duhet të luftoni. Luftoni për familjet tuaja, luftoni për të ardhmen tuaj, dhe luftoni për lirinë tuaj. Zoti ju bekoftë, fitore, fitore, fitore. Zoti e bekoftë Shqipërinë!

sali berisha

Sondazh

Poll