Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon KPK-në, shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës Afrim Shehu
Foto ilustruese TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur unanimisht sot shkarkimin nga detyra të prokurorit të...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije sot se kërkimet vijojnë teksa sipas vlerësimeve në terren dhe diskutimeve me drejtuesit operativë, rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim.
KLOS- Trupi i Ardit Beshirit vijon të jetë ende nën inertet e kromit në zonën e Qafë-Burrelit në Mat, prej mesditës së të shtunës së 3 majit. Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije sot se kërkimet vijojnë teksa sipas vlerësimeve në terren dhe diskutimeve me drejtuesit operativë, rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim.
Sipas njoftimit në një segment të terrenit, rreth 500 metra nga pika e rrëshqitjes pranë fabrikës së pasurimit të kromit, janë futur dy ekskavatorë për të ndihmuar në gërmimin dhe gjetjen e trupit. Ministria shton se operacioni po drejtohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat qendrore dhe vendore.
Njoftimi:
INFORMACION MBI OPERACIONIN E KËRKIMIT TË PERSONIT TË HUMBUR – BASHKIA KLOS
Më datë 03 maj 2025, rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km. Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator një punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve. Si pasojë e rrëshqitjes, punëtori është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve.
Forcat e angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit:
Që nga dita e parë, në vendngjarje janë angazhuar struktura dhe mjete të shumta për gjetjen e trupit të punonjësit:
* Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM): 74 punonjës dhe pajisje speciale si kamera termike dhe skaner nëntokësor.
* Forcat e Armatosura: 115 forca nga reparti ushtarak 1013 Burrel, 12 efektivë nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile (BMEC) me pajisje speciale për kërkim-shpëtim në rrënoja, 24 efektivë nga kompania EOD (Batalioni i Xhenios), të pajisur me pajisje për detektimin e metaleve.
* Policia e Shtetit: 24 efektivë.
* Urgjenca Mjekësore: E pranishme në vendngjarje për ndihmën e nevojshme.
* Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore: 6 punonjës
* Vullnetarë: 535 qytetarë dhe 2 ekskavatorë që janë duke punuar intensivisht në një pjesë të zonës ku ka ndodhur rrëshqitja.
* Strukturat lokale: Të angazhuara janë strukturat e pushtetit vendor të Bashkisë Klos, Bashkisë Mat dhe Prefekturës Dibër.
Mbështetja ndërkombëtare:
Me koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për shkak të kompleksitetit të operacionit dhe vështirësisë së terrenit, më datë 06.05.2025, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, është kërkuar mbështetje nga Kosova me forca të specializuara për kërkim-shpëtim.
Më datë 07.05.2025, një ekip i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 12 efektivë dhe 2 qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja, është bashkuar me operacionin në terren.
Kushtet në terren:
Sipas vlerësimeve në terren dhe diskutimeve me drejtuesit operativë, rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim. Në një segment të terrenit, rreth 500 metra nga pika e rrëshqitjes pranë fabrikës së pasurimit të kromit, janë futur dy ekskavatorë për të ndihmuar në gërmimin dhe gjetjen e trupit
Koordinimi i operacionit:
Operacioni po drejtohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat qendrore dhe vendore. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat operacionale mbeten të angazhuara maksimalisht deri në përfundimin e operacionit dhe lokalizimin e personit të humbur.
Foto ilustruese TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur unanimisht sot shkarkimin nga detyra të prokurorit të...
foto ilustruese GREQI- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në Greqi, pas një sherri. Sipas mediave të huaja është i...
Foto ilustruese TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) la sot në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualif...
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për më 14 maj seancën mbi shqyrtimin e ankimit të SPAK mbi vendimi...
foto ilustruese GREQI- Autoritetet greke kanë kryer kontrolle në një qeli të tre të burgosurve shqiptarë në burgun e Naf...
Foto nga vendi i ngjarjes HAS- Gjykata ka lënë nën masën "arrest shtëpie" Artjola Sallahu, motra e viktimës së djes...
Bujar Shega dhe Suel Çela TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë të pa ndryshuar masën e arrestit në burg për Bujar Sheg&e...
Luiz Ejlli TIRANË- Gjykata e Apelit ka shpallur sot të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli dhe personin tjetër të ...
foto ilustruese TIRANË- Për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, si ...
GJKKO SHKODËR- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lëshuar gjashtë urdhër-kontro...