Aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për në 14 maj shqyrtimin e ankimit të SPAK për çështjen Xhaçka–Gaçi, shkak mungesa e kallëzuesit Fredi Beleri

Shkak për shtyrjen e seancës sipas gjykatës ishte mungesa e kallëzuesit Fredi Beleri. Përfaqësuesit e Belerit i kishin nisur një shkresë Apelit të Posaçëm në përgjigje të njoftimit për gjyqin, me pretendimin se është shkelur procedura me zhvillimin e gjykimit me seancë gjyqësore dhe jo në Dhomë Këshillimi.

8 Maj 2025, 16:01 Nga M.L

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për në 14 maj shqyrtimin e

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për më 14 maj seancën mbi shqyrtimin e ankimit të SPAK mbi vendimin e gjyqtares Flora Hajredinaj. Kjo e fundit urdhëronte SPAK-un të hetonte Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe pastrim parash.

Shkak për shtyrjen e seancës sipas gjykatës ishte mungesa e kallëzuesit Fredi Beleri. Përfaqësuesit e Belerit i kishin nisur një shkresë Apelit të Posaçëm në përgjigje të njoftimit për gjyqin, me pretendimin se është shkelur procedura me zhvillimin e gjykimit me seancë gjyqësore dhe jo në Dhomë Këshillimi.

Eurodeputeti Alfred Beleri ka bërë një kallëzim penal pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj Jorgo Goros, Artan Gaçit dhe deputetes socialiste Olta Xhaçka.

gjykata e posaçme e apelit

Sondazh

Poll