Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në qeli Bujar Shegën, “koka financiare” e bandës së Suel Çelës

52-vjeçari, u ekstradua nga Itali në Shqipëri në prill të këtij viti, i konsideruar si truri financiar i organizates se Suel Çelës në Elbasan.

8 Maj 2025, 15:31 Nga E. D
Apeli i GJKKO lë në qeli Bujar Shegën, “koka
Bujar Shega dhe Suel Çela

TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë të pa ndryshuar masën e arrestit në burg për Bujar Shegën, arrestuar si pjesë e organizatës kriminale që drejtohej nga Suel Çela. 52-vjeçari, u ekstradua nga Itali në Shqipëri në prill të këtij viti, i konsideruar si truri financiar i organizates se Suel Çelës në Elbasan.

52-vjeçari me dy emra, i njohur dhe si Marsel Shega është administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, përmes të cilave dyshohet se pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë të organizatës së Suel Çelës dhe gjithashtu të një grupi me bazë në Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.

Bujar Shega, njihet si krahu i djathtë i Suel Çelës në Elbasan. Bujar Shega është vendosur në masën e sigurisë 'Arrest me burg' për disa vepra penale të cilat janë “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale" dhe "Grup i Strukturuar Kriminal". 

Akuzat e ngritura ndaj tij:

“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit në një grup të strukturuar kriminal, për të cilin është parashikuar dënimi sipas nenit 283/a/1, 28/4 dhe 334 të Kodeksit Penal. Ky fakt penal është verifikuar më 13 dhjetor 2020, kur është sekuestruar një sasi prej 930 kilogramësh kokainë në Ekuador;

“Grupi i strukturuar kriminal”, sipas nenit 333/a/1 të Kodeksit Penal;

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1, shkronjat “a” dhe “b” të Kodeksit Penal.

bujar shega

Sondazh

Poll