Sport

Luis Enrique i 'jep' Olympiacos-it të Pireut, një vend në Ligën e Kampionëve…

Klubi grek garanton pjesëmarrjen në garën evropiane falë PSG-së…

8 Maj 2025, 14:18 Nga DOSJA
Luis Enrique i 'jep' Olympiacos-it të Pireut, një vend

GREQI - Me Paris Saint-Germain që arriti në finalen e Ligës së Kampionëve pasi eliminoi Arsenalin, është hapur një vend bosh në fazën e ligës së garës më të lartë kontinentale për klube. 

Skuadra greke Olympiacos i Pireut, që stërvitet nga spanjoli José Luis Mendilibar, tani do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, pa pasur nevojë të garojë në raundin kualifikues për sezonin e ardhshëm të asaj gare.

Sipas rregulloreve të UEFA-s, nëse finalisti i Ligës së Kampionëve kualifikohet për fazën e ligës përmes ligës së tyre vendase, vendi vakant do t'i jepet kampionit kombëtar me koeficientin më të lartë pesëvjeçar të UEFA-s, i cili nuk është kualifikuar automatikisht për atë fazë.

Në prill, skuadra e Pireut u kurorëzua kampion i Superligës Greke për sezonin 2024-25, titulli i 48-të në historinë e klubit më të suksesshëm të Greqisë. Me këtë, skuadra e Mendilibarit ka siguruar vendin e saj si kampione kombëtare me koeficientin më të lartë për të avancuar në raundet kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Prandaj, Olympiacos I Pireut, pasi i kishte përmbushur kushtet për të mbushur vendin bosh në fazën e grupeve, do të ishte skuadra, që do të kualifikohej për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve 2025-26.

Në të njëjtën kohë, klubi grek do të bënte të mundur një vend në raundin e dytë kualifikues të garës evropiane.

Ky vend do të mbushej nga dy ekipe që fillimisht ishin planifikuar të hynin në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Ekipet do të jenë  Qarabag nga Azerbajxhani dhe Slovan Bratislava nga Sllovakia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll