Sport

Wenger për Alexander-Arnold te Realit: "Nuk është më e mundur të paguhen tarifat e transferimit, tani pritet të përfundojë kontrata"...

Mendoj se transferimi i Trentit tregon një trend të ri në lojë, ku lojtarët e mëdhenj nuk po shkëmbehen më. “Të gjithë largohen në fund të kontratës së tyre”, tha francezi.

8 Maj 2025, 12:00 Nga DOSJA
Wenger për Alexander-Arnold te Realit: "Nuk është më e

FRANCE - Trent Alexander-Arnold njoftoi largimin e tij nga Liverpooli dhe, përveç ndonjë surprize, do të përfundojë te Real Madridi këtë verë.

Lojtari i bashkohet të ‘bardhëve’, si transferim i lirë pasi të skadojë kontrata e tij me ekipin anglez. Një strategji nënshkrimesh që Real Madridi e ka miratuar prej vitesh dhe për të cilën ka folur Arsene Wenger.

"Mendoj se transferimi i Trentit (Alexander-Arnold) tregon një trend të ri në lojë; nuk ka më transferime për lojtarët e mëdhenj. Të gjithë largohen në fund të kontratave të tyre.

Pagat janë aq të larta sa nuk është më e mundur të përballosh transferimet!" tha ish-trajneri i Arsenalit për BeInSports France.

Francezi, nga ana tjetër, zbuloi se " Real Madridi kontaktoi Alexander-Arnold shumë, shumë kohë më parë. Klubet e mëdha e bëjnë këtë. Dy vjet para përfundimit të kontratës, ata të thonë: 'Ne duam të të nënshkruajmë, do të të japim këtë pagë dhe do të përpiqemi t'i bëjmë një ofertë klubit tënd'."

Nëse nuk funksionon, ata kthehen vitin tjetër, dhe nëse jo, do të të transferojnë falas. Ata bënë të njëjtën gjë me Mbappen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll