Sport

Akuzat e Barcelonës dhe lajmet e rreme për Marciniak: polaku nuk ka folur kurrë…

Përmes shtypit polak, gjyqtari I ndeshjes Inter-Barcelona mohon të ketë folur dhe komntuar ndonjëherë për ndeshjen e San Siros me mediat arabe.

8 Maj 2025, 12:49 Nga DOSJA
Akuzat e Barcelonës dhe lajmet e rreme për Marciniak: polaku nuk ka

ITALI - Fituesi feston, humbësi ankohet. Shpesh, më shumë se çdo gjë tjetër, akuzon. Në Katalonjë, eliminimi i Barcelonës nga Liga e Kampionëve ishte kështu rezultat i veprimeve të Marciniak, gjyqtarit polak, i cili edhe para ndeshjes me Interin ishte përshkruar me përçmim si një "madridilen”.

Të gjitha vendimet në favor të zikaltërve, thanë Flick dhe lojtarët e tij në kor në fund të gjysmëfinales në San Siro. Dhe shtypi i Barcelonës menjëherë i mbështeti ata. Shkurt, është e njëjta gjë si në të gjithë botën, veçanërisht kur bëhet fjalë për t'u ankuar dhe për të gjetur një fajtor: më e lehtë sesa të analizosh gabimet e tua dhe t'u japësh merita kundërshtarëve të tu.

Por pikërisht në një botë të dominuar nga mediat sociale, ku gjithçka qarkullon pa kontroll dhe lajmet e rreme transformohen menjëherë në të vërteta të supozuara, për fat të keq ndodh gjithashtu që fjalët e pathëna kurrë të bëhen një replikë "virale", në një kulm absurd paroksizmal.

Dhe kështu, në një portal arab, Al Qahera News, raportohen  fjalët e supozuara që vetë Marciniak dyshohet se ia ka dhënë një gazete tjetër egjiptiane, Cairo News: "Këto janë komente qesharake", u lexua. "Nuk kam dëmtuar askënd. Goli i tretë i Interit është absolutisht i vlefshëm." 

Por gjithçka është e rreme. Fjalë të pathëna kurrë, intervista të padhëna kurrë. Me mohimin e domosdoshëm për të cilin po flet tani gazeta polake Przegląd Sportowy Onet:

"Deklaratat e publikuara nga mediat egjiptiane dhe spanjole, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, janë të rreme. Një gjyqtar nuk lejohet të komentojë vendimet e tij pas ndeshjeve. Siç na informoi vetë Marciniak, këto deklarata nuk janë bërë kurrë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll