Sport

Raphinha dhe "Topi i Artë": 'Nëse emri im është aty, do të thotë që po i bëj gjërat mirë'

Braziliani kujtoi kohën e tij te Barça para El Clasicos.

8 Maj 2025, 13:47 Nga DOSJA
Raphinha dhe "Topi i Artë": 'Nëse emri im

SPANJE - Raphinha është një nga lojtarët më të nxehtë të momentit në LaLiga dhe Evropë. Sezoni i tij e ka mahnitur botën e futbollit dhe braziliani ëndërron t’i japë prekjet e fundit sezonit, duke mposhtur Real Madridin në “El Clasico”. 

"As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk e kisha imagjinuar se do ta përjetoja këtë moment me këtë fanelë. Kam punuar jashtëzakonisht shumë për të qenë në formën time më të mirë dhe shpresoj të vazhdoj ta bëj këtë. Nëse emri im është në garë për “Topin e Artë”, kjo do të thotë se po bëj një punë vërtet të mirë", tha Raphinha.

Flick më ndryshoi karrierën

"Që kur arrita në këtë klub, qëllimi im ishte të jepja më të mirën time. Flick ma ndryshoi karrierën. Doja ta shihja veten duke punuar dhe, përpara se të merrja ndonjë vendim, doja të flisja me të sepse ai më mbështeti shumë. Unë kam lindur dhe jam rritur në një favelë në Brazil. Ka qenë e komplikuar, por çfarë do të ishte jeta pa ndërlikimet?" shtoi braziliani. 

"El Clasico-t përjetohen si një finale; është një lloj tjetër ndeshjeje. Është diçka shumë e veçantë; qyteti qëndron në vend; është një ndeshje që shikohet në të gjithë botën. Është gjithmonë një ndeshje e vështirë, por mendoj se jemi gati të japim gjithçka nga vetja dhe të dalim me rezultatin më pozitiv të mundshëm", përfundoi anësori i Barçës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll