Aktualitet

Me demencë progresive, e moshuara i dhuron 7 prona njërës vajzë

Vajza tjetër e saj, Denisa Shuteriqi, është lënë jashtë trashëgimisë dhe e gjithë pasuria i ka kaluar Marinelës.

7 Maj 2025, 21:47 Nga M.L

 

Me demencë progresive, e moshuara i dhuron 7 prona njërës
Foto nga emisioni

 

TIRANË- Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan ka të bëjë me një 82-vjeçare që vuan me demencë dhe gjatë kësaj kohe, ka bërë kalimin e 7 pasurive te njëra nga vajzat e saj përmes noteres Anila Haxhiu. Vajza tjetër e saj, Denisa Shuteriqi, është lënë jashtë trashëgimisë dhe e gjithë pasuria i ka kaluar Marinelës.

Kur Denisa i kërkon shpjegime noteres Anila Haxhiu, kjo e fundit i thotë që ta ndjekë me gjyq dhe i bën kallëzim për përndjekje.

Mjeku specialist Pavllo Djamandi shpjegon se demenca është një sëmundje që prek trurin. Simptomat nisin me gjuhën e kujtesën dhe bëhen dy teste që përcaktojnë shkallën e dëmtimit./tvklan

anila haxhiu

Sondazh

Poll