Aktualitet

Vrasja në Has, konflikti nisi për shkak të rrugës që është hapur mes tokave, detaje

Bëhet me dije se toka ka qenë më parë e ish-ndërmarrjes bujqësore dhe ka qenë pa certifikatë pronësie.

7 Maj 2025, 20:19 Nga M.B
Vrasja në Has, konflikti nisi për shkak të rrugës që
Foto nga vendi i ngjarjes

HAS- Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur sot në fshatin Plan në Has nga ku mësohet se konflikti ka nisur për shkak të një rruge e cila ndante dy shtëpitë. Bëhet me dije se toka ka qenë më parë e ish-ndërmarrjes bujqësore dhe ka qenë pa certifikatë pronësie.

Gjithashtu mësohet se një nga nga familjet ka hapur edhe rrugë kalimi vite më parë. Sipas informacioneve, gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre. 

has

Sondazh

Poll