Aktualitet

Vrasja për motive pronësie në Has/ DINAMIKA: Një ditë më parë ndodhi një sherr fizik mes dy fiseve! Viktima gjendet i ekzekutuar në makinë

Po ashtu sipas informacioenve, një ditë më parë ka ndodhur një sherr mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku, ku anëtarët e familjeve janë zënë me shkopinj, ndërsa sot viktima 34-vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri.

7 Maj 2025, 17:30 Nga M.B
Vrasja për motive pronësie në Has/ DINAMIKA: Një ditë
Foto ilustruese

HAS- Një vrasje me armë zjarri në fshatin Pla i ka marrë jetën sot 34-vjeçarit Rushit Sallahu. Autori i vrasjes sipas informacioneve është 41-vjeçari Ylber Jaku i cili është vënë në pranga. Bëhet me dije se Jakut i është sekuestruar dhe arma e zjarrit e dyshuar si e përdorur gjatë krimit.

Po ashtu sipas informacioenve, një ditë më parë ka ndodhur një sherr mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku, ku anëtarët e familjeve janë zënë me shkopinj, ndërsa sot viktima 34-vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Tashmë dyshohet se Ryshyt Sallahu ka goditur nënën e autorit një ditë më parë dhe për këtë arsye 41-vjeçari ka marrë hak. Mësohet se viktima është gjetur i vdekur në makinë e tij.

vrasja ne has

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2025, 17:04 M.B

Dyshime për vrasje në Has

Foto ilustruese HAS- Pasditen e sotme është raportuar se ka dyshime për një vrasje të ndodhur Has. Sipas informacioneve paraprake ...