Aktualitet

Vrasja e 34-vjeçarit në Has/ Policia: Dyshohet për motive pronësie, u sekuestrua arma e zjarrit e përdorur nga autori

Policia bën me dije se rreth orës 16:40 është marrë njoftim se 41-vjeçariYlber Jaku, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu për motive pronësie.

7 Maj 2025, 17:27 Nga M.B
Vrasja e 34-vjeçarit në Has/ Policia: Dyshohet për motive
Foto ilustruese

HAS- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla të Hasit. Policia bën me dije se rreth orës 16:40 është marrë njoftim se 41-vjeçari Ylber Jaku, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu për motive pronësie. Gjithashtu në njoftimin e policisë thuhet se 41-vjeçari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma e dyshuar e krimit. 

Njoftimi:

Has/Informacion paraprak

Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

vrasje ne has

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2025, 17:04 M.B

Dyshime për vrasje në Has

Foto ilustruese HAS- Pasditen e sotme është raportuar se ka dyshime për një vrasje të ndodhur Has. Sipas informacioneve paraprake ...