Aktualitet

Vrasja për pronat në Has/ Autori Ylber Jaku e kishte paralajmëruar krimin, ja çfarë shkruante në rrjetet sociale 41-vjeçari që sapo ishte kthyer nga Anglia (FOTO)

Por Ylber Jaku, autori i vrasjes e kishte paralajmëruar krimin. Në rrjetin social Facebook, ai ka postuar foto me mbishkrime ku lajmëron drejtësi në emër të Allahut. Si një njeri që beson në fenë islame, Jaku thotë se kur injorohet drejtësia, ai duhet të bëjë drejtësi.

7 Maj 2025, 19:08 Nga E. D
Vrasja për pronat në Has/ Autori Ylber Jaku e kishte
Ylber Jaku

HAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pla të Hasit, ku 41-vjeçari Ylber Jaku ekzekutoi me  armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu. Por siç duket Ylber Jaku, autori i vrasjes e kishte paralajmëruar krimin.

Në rrjetin social Facebook, ai ka postuar foto me mbishkrime ku lajmëron drejtësi në emër të Allahut. Si një njeri që beson në fenë islame, Jaku thotë se kur injorohet drejtësia, ai duhet të bëjë drejtësi.

Vrasja për pronat në Has/ Autori Ylber Jaku e kishte

Gjithashtu Ylber Jaku jetonte në Angli, por pas konfliktit në të cilin ishin dhunuar prindërit e tij një ditë më parë, ka prerë biletën dhe më pas ka mbërritur në Has, aty ku edhe ka kryer vrasjen.

Vrasja për pronat në Has/ Autori Ylber Jaku e kishte

 

ylber jaku rushit sallahu

Sondazh

Poll