Politike

“Rama është i dërguari i Zotit”/ Nuk përmbahet kandidati për deputet në Elbasan: E solli Zoti në vitin 2013 (VIDEO)

Teksa shprehej se zona që mbulon, Cërriku më 11 maj do të votojë numrin 5, ai nuk nguroi ta lartësonte kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si strateg.

7 Maj 2025, 19:57 Nga M.B
“Rama është i dërguari i Zotit”/ Nuk përmbahet
Shkëlqim Bullari

ELBASAN- I papërmbajtshëm dhe me nota hyjnizimi ka qenë fjalimi i ditës së djeshme i kandidatit për deputet të PS-së në Elbasan, Shkëlqim Bullarit. Teksa shprehej se zona që mbulon, Cërriku më 11 maj do të votojë numrin 5, ai nuk nguroi ta lartësonte kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si strateg.

Jo vetëm kaq, por Bullari e ngriti Ramën në lartësinë e një "mesie" duke thënë se atë na e zbriti Zoti në vitin 2013 për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë, e për t'ia ndryshuar pamjen vendit.

"Cërriku e ka ndarë mendjen voton numrin 5, voton strategun tonë Edi Rama që Zoti na e zbriti në vitin 2013 për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë, për t'ia ndryshuar pamjen Shqipërisë sonë", tha kandidati.

 

edi rama partia socialiste

Sondazh

Poll