Aktualitet

Sherri në Has për motive pronësie/ 21-vjeçarja plagos një çift bashkëshortësh, në pranga autorja

Sipas bluve një 21-vjeçare me iniciale A.S ka goditur me mjete të forta, një çift bashkëshortësh. Gjithashtu shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

7 Maj 2025, 17:12 Nga E. D
Sherri në Has për motive pronësie/ 21-vjeçarja plagos
foto ilustruese

HAS- Një sherr mes disa personave ka ndodhur në Has, i cili ka degraduar deri në plagosje. Policia bën me dije se sherri  ka nisiur një ditë më parë për motive pronësie. 

Sipas bluve një 21-vjeçare me iniciale A.S ka goditur me mjete të forta, një çift bashkëshortësh. Gjithashtu shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë autorja 21-vjeçe është vënë në pranga për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. 

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen:

A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë). Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë të një dite më parë.

has

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2025, 17:04 M.B

Dyshime për vrasje në Has

Foto ilustruese HAS- Pasditen e sotme është raportuar se ka dyshime për një vrasje të ndodhur Has. Sipas informacioneve paraprake ...