Sport

Ja episodet, ku Barça ankohet për gjykimin: Katër pretendimet ndaj Marciniak...

Pas ndeshjes në San Siro, Flick dhe lojtarët e Barçës kritikuan vendimet e gjyqtarit polak. Spacialisti spanjol analizon...

7 Maj 2025, 12:00 Nga DOSJA
Ja episodet, ku Barça ankohet për gjykimin: Katër pretendimet

Dora e Acerbit…

Në minutën e 26-të, Barcelona u ankua për një prekje të dyshuar të topit me dorë nga Acerbi në zonën e penalltisë së Interit. "Italiani e ka krahun në pozicion penalltie, shumë të hapur, por topi i godet shpatullën. Nuk është penallti", deklaroi Pavel Fernández në programin 'European Scoreboard' të Radio MARCA-s.

Penalltia e Cubarsít ndaj Lautaros…

Në minutën e 43-të, Marciniak tregoi me gisht nga pika e penalties, pasi shikoi në monitor një ndërhyrje të Cubarsí ndaj Lautaros. Në fillim, polaku nuk kishte vendosur asgjë, por VAR e paralajmëroi atë që ta rigjykonte lojën.

Ja se si e pa ish-gjyqtari Pavel Fernández, në Radio MARCA: "Pasi pashë 80 përsëritje, nuk shoh kontakt të drejtpërdrejtë midis mbrojtësit dhe sulmuesit. Ndërhyrja e VAR ishte e pasaktë. Nuk është penallti. Kur gjyqtari akordoi penallti, Pau Cubarsí duhet ta kishte parë kartonin e verdhë, por nuk e pa."

Pretendimi për penallti ndaj Lamine, që nuk u dha…

Në minutën e 70-të, Marciniak tregoi me gisht nga pika e penalltiss, pasi Lamine Yamal u rrëzua në buzë të zonës. I paralajmëruar nga VAR, polaku e ndryshoi vendimin e tij dhe, duke e nxjerrë aksionin jashtë zonës. "Duket se kontakti i parë ishte jashtë zonës së penalltisë, siç përcaktohet nga VAR. Duke e ekzekutuar goditjen e lirë jashtë zonës së penalltisë, Bastoni duhej të merrte karton të verdhë", tha Pavel Fernández në programin 'Marcador Europeo' të Radio MARCA-s.

Faull i mundshëm në golin e Acerbit…

Në minutën e 93-të, Barcelona protestoi se goli i Acerbit erdhi nga një faull i Dumfries: "Goli i Acerbit është i rregullt, sepse Dumfries nuk i bëri faull Gerard Martín në fillim të lojës. Mbrojtësi katalanas synon ta fajësojë gjyqtarin polak për gabimin e tij”, deklaroi Pavel Fernández në programin ‘European Scoreboard’ të Radio MARCA-s.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll