Sport

Zyrtare, Dinamo - Partizani, për vendet 3-4 do të luhet më 10 maj në “Elbasan Arena”

Ky ndryshim vjen për shkak të zhvillimit të garës ndërkombëtare Giro d’Italia në datat 9, 10 dhe 11 maj në Shqipëri…

7 Maj 2025, 10:45 Nga DOSJA
Zyrtare, Dinamo - Partizani, për vendet 3-4 do të luhet më 10 maj

TIRANE - Ndeshja Dinamo City - Partizani, e vlefshme për vendin e 3-4 në “Abissnet Superiore”, e planifikuar fillimisht për t’u luajtur më 9 maj në Elbasan, do të zhvillohet më 10 maj, në orën 19:00, po në stadiumin “Elbasan Arena”, bën me dije FSHF.

Ky ndryshim vjen për shkak të zhvillimit të garës ndërkombëtare Giro d’Italia në datat 9, 10 dhe 11 maj në Shqipëri, gjatë së cilës një pjesë e rrugëve do të jenë të bllokuara.

Vendimi është marrë pas konsultimeve me Policinë e Shtetit dhe në dakordësi me klubet e Dinamo City-t dhe Partizanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll