Politike

"Më ka mësuar eksperienca ime!" PD lobim në SHBA/ Rama: Kujtojnë se do ndryshojnë Amerikën! Mori lekët Latifi dhe i vuri bufit një kapele

Rama i cilësoi lobimet si një mënyrë "finoke" për të marrë para nga ata që nuk e dinë se si funksionojnë Shtetet e Bashkuara.

6 Maj 2025, 22:55 Nga M.B
"Më ka mësuar eksperienca ime!" PD lobim në SHBA/ Rama:
Edi Rama

TIRANA- Kryeminitri Edi Rama komentoi sërish sot kontratën e lobimit të PD në SHBA. I ftuar në emisionin "Repolitix" Rama i cilësoi lobimet si një mënyrë "finoke" për të marrë para nga ata që nuk e dinë se si funksionojnë Shtetet e Bashkuara. Sipas Ramës, nëse do të funksiononin lobimet nuk do të ishin superfuqi SHBA-të. Kjo metodë, tha Rama, janë për t'u bërë "masazhe" për ata që paguajnë. Ai ironizoi edhe këshilltarin amerikan Chris LaCivita teksa tha se do të bënte "magji" por në fakt i vendosi Berishës një kapele.

"Lobimet në shtetin më të fuqishëm, mua më kanë mësuar eksperienca ime kur isha i vogël, që thotë Arjoni, që janë mënyra më e thjeshtë dhe më finoke e Shteteve të Bashkuara për të marrë para nga të katër anët, nga ata që s'dinë si funksionojnë Shtetet e Bashkuara. Kështu janë për mua ato lobime.

Po, jo, ai nuk e dinë të gjithë ata që shkojnë paguajnë miliona e miliona dhe kujtojnë se me milionat që paguajnë do ndryshojnë mënyrën si funksionojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po të funksionojnë lobimet nuk do ishin superfuqi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Se që të funksionojnë lobimet, imagjino sa ka me para nëpër botë shtete që mund të kishin blerë Amerikën deri tani 35 herë. Ku funksionojnë lobimet në Amerikë?

Lobimet janë për t'i bërë masazh atyre që paguajnë. Janë masazhe. Është njësoj si të rregullosh me masazh një problem struktural, nuk e rregullon dot. Një masazh, të nxjerr një artikull në një gazetë dorës së dytë. Del një kongresmen bën një deklaratë. Janë dy senatorë që nuk e dinë fare ku bie Shqipëria që dalin në fotografi. Këto janë lobime, ça lobimesh? Lobim për të lobuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku lobohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Ke Latifin, pra ja Latifi, mori lekët e dynjasë. Unë them, Latifi është, Latifi është siç i thonë andej nga zona ku është Mentori, po s'po e them. Burri i zgjuar domethënë mori lekët, ça bëri Latifi, do bënte magjinë e madhe, ça bëri Latifi, ça bëri i vuri bufit një kapele që e bëri dhe më qesharak. More ça bëj, ç'a ndodhi, ç'a ndodhi, Sorosi bashkë me mua i pashkëshim vënë damkën. U hoq damka", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll