Politike

GJKKO shtyu seancën për dosjen "Partizani", Gjokutaj: Është gjobitur Berisha, kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares "Irena 2"

Ai tha se kanë kërkuar revokimin e vendimit të gjyqtares Flojera Davidhi, e cila rrëzoi të gjitha kërkesat e mbrojtjes për pavlefshmëri të akteve, por kjo kërkesë u rrëzua gjithashtu.

5 Maj 2025, 13:46 Nga r.ll
GJKKO shtyu seancën për dosjen "Partizani", Gjokutaj:
gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur për gazetarët jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme pas shtyrjes së seancës për çështjen "Partizani". Gjokutaj u shpreh se në seancën e sotme u vendos gjobitja me 10 mijë lekë të reja për kreun e PD-së, Sali Berisha.  

Ai tha më tej se kanë kërkuar revokimin e vendimit të gjyqtares Flojera Davidhi, e cila rrëzoi të gjitha kërkesat e mbrojtjes për pavlefshmëri të akteve, por kjo kërkesë u rrëzua gjithashtu. Gjokutaj tha se kanë kërkuar sërish përjashtimin e gjyqtares Davidhi së cilës iu referua si "Irena 2". 

Gjokutaj: Sot ishte seanca ku ne vijmë nga një rrëzim kërkese për përjashtimin e gjyqtares, Flojera Davidhi, një vendim i çuditshëm, ku kërkesa është bërë nga ne avokatët dhe është gjobitur zoti Berisha pa pasur firmën e tij. Është gjobitur me 10 mijë lekë të reja. Ndërkohë që nuk është ai firmëtari i kërkesës. Kjo është një lajthitje e gjykatës.

Ne sot vazhduam, i dhamë mundësinë kësaj gjykatë që të revokonte vendimin për pavlefshmëri që ne kemi ngritur, për ta sjellë këtë proces në shina, por gjyqtarja e rrëzoi këtë kërkesë. Ne njoftuam gjykatën që do bëjmë kërkesë për pavlefshmërinë e gjithë vendimmarrjes së Irena Gjokës, sepse ne kemi vendimin e gjykatës greke për dënimin e saj.

Edhe këtë kërkesë, pavarësisht se ne kërkuam kohë për ta formalizuar këtë kërkesë, ajo e rrëzon. Mbi këtë bazë kemi kërkuar një përjashtim tjetër. Për të marrë vendimin e përjashtimit të gjyqtares Irena 2, ne na u dha koha dhe seanca u caktua në datën 19 maj në orën 11:30. 

genc gjokutaj gjkko

Sondazh

Poll