5 Maj 2025, 13:15
Nga I.A
Ervin Salinaji
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salinaji ka bërë thirrje nga burgu i Fierit që shqiptarët të dalin të votojnë më 11 maj. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji ka deklaruar se demokratët këto ditë duhen që të jenë më kronometër në dorë deri në ditën e zgjedhjeve. Ndërkohë që më tej, Salianji shkruan se jo vetëm fati personal por i të gjithë shqiptarëve varen nga dita e djelë e zgjedhjeve.
Postimi i Salianjit:
6 ditë! Çfarë mund të bëjë një njeri në 6 ditë? Ndonjëherë asgjë. Ato kalojnë pa u ndier, dhe ti e sheh se ke mbërritur thjesht në javën tjetër, të një muaji të vitit. Dikush mund të punojë si përherë e të shohë që dhe kjo javë nuk solli mrekulli në jetën e tij. Përpjekjet nuk mjaftojnë. Dikush mund të kalojë një javë duke menduar, duke bjerrur kot kohën. Një tjetër e shtyn, me shpresën se diçka do të ndodhë.
Shqiptarët ama, të gjithë ata me të drejtë vote, në këto 6 ditë mund të bëjnë më shumë se asnjëherë tjetër në jetën e tyre, duke marrë një vendim historik. Por, sidomos demokratët duhet të jenë me kronometër në dorë. Sepse jo vetëm fati i tyre personal, por i të gjithëve varet nga ne. Ka shumë që ende kanë nevojë të nxjerrin frikën, që ende duan një nxitje, një impuls, që akoma kanë nevojë për një kontakt për të ndarë mendjen. Këta janë vendimtarë. Vendimtare janë orët në vijim për të shkuar tek ta.
Unë e di se si është java e fundit e fushatës. Dhe ziej këtu ku jam, nga pamundësia për të qënë në terren. I penguar, i burgosur për të më rrëmbyer mandatin e përjashtuar nga zgjedhjet, nga një sistem i kalbur që po bën 12 vite plojë në vendin tonë. Unë jam në qeli si pasojë e një padrejtësie që ka goditur megjithatë shumicën e shqiptarëve. Me një përndjekje të vazhdueshme, duke ua bërë jetën gjithnjë e më të vështirë të gjithëve.
Por, sado të marrë kohë, vjen ai momenti i shpagimit. 12 vite nuk ishin një aksident, por një skenar gjakftohtë, i menduar mirë, për të instaluar një sundim që qendron mbi represionin. Dhe me këtë qeverisje duhet me u sjell, si me çdo të keqe që të vjen në derë. Duke e përzënë. Ai autokratuci që mburret me shtatin e tij, do të shihni që në fakt ka përmasat e një kutie votimi, dhe me kthejlltësinë e kurajon e shumicës së shqiptarëve, do të dalë nga andej si një liliput që mori kaq shumë nga ky vend. Dhe që duhet të përgjigjet për gjithë mëkatet.
Po mbi të gjitha, njerëzit duhet të kenë parasysh se si me një qeverisje tjetër, të bazuar në një program konkret, do të ndryshojë për mirë jeta e secilit. Janë projekte për pagat, pensionet, për taksat, që do të marrin jetë në 100 ditët e para. Ai moment i përmbysjes, nuk është i largët, as fantazmagorik. Eshtë kaq afër, kaq i prekshëm. 6 ditë. I them sot çdo demokrati e demokrateje që në këto orë të mbetura, ka nxitjen, ka mbështetje dhe dëshirën time, që të mos ndalet asnjë çast. 11 maj do të jetë si ditë çlirimi. Dhe për mua, fitorja e demokratëve, e qytetarëve të nëpërkëmbur, të shkelur keq në 12 vite, do të sjellë atë ndjenjë lirie, që s’ka vendim politik, hekura e mure, qeli e errësirë që të mund ta zbehin. Ju përqafoj dhe jam me ju në çdo minutë të kësaj jave!
ervin salinaji zgjedhjet e 11 majit
Politike
5 Maj 2025, 13:10
I.A
Jozefina Topalli
TIRANË- Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli ka deklaruar se vota e diasporës në Greq...
Politike
5 Maj 2025, 13:04
r.ll
sali berisha
BURREL- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Burrel se do të ...
Politike
5 Maj 2025, 13:04
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim t&...
Politike
5 Maj 2025, 13:02
I.A
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas dërgimit të letrës për marrëveshje për bash...
Politike
5 Maj 2025, 12:46
N.F
Rama
DEVOLL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Devolli ka folur në lidhje me planet e tij për mandatin e katërt. ...
Politike
5 Maj 2025, 12:42
r.ll
takimi ne mat
BURREL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Burrel ka risjellë në vëm...
Politike
5 Maj 2025, 11:57
I.A
Ajola Xoxa
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka ngritur një akuzë të re ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xox...
Politike
5 Maj 2025, 12:25
r.ll
sali berisha ne burrel
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se ish-kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj ësht&...
Politike
5 Maj 2025, 12:17
N.F
Rama
DEVOLL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Devolli ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Rama u shpre...
Politike
5 Maj 2025, 12:15
r.ll
sali berisha
BURREL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në Burrel se fitorja e shqiptarëve mbi "të keqen" i ka d...