4 Maj 2025, 15:28
Nga E. D
Sali Berisha
HAS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Has u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen më 11 maj për të ndryshuar kursin e vendit, duke shpallur një luftë kundër korrupsionit dhe papunësisë. Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës kritikoi ashpër qeverinë e Edi Ramës për moskryerjen e premtimeve ndaj pensionistëve dhe për politikat që kanë sjellë varfëri të thellë në Shqipëri.
"Miq në të gjitha kohërat, kush më shumë se ju nuk ka qëndruar në anën e të drejtës, në anën e historisë. Dhe unë kam bindej se edhe kësaj here do të qëndroni në anën e të drejtës, historisë, të pamposhtur. Sepse ju qëndroni në radhë të parë për dinjitetin njerëzor, dhe ne do bëjmë gjithçka që të rikthejmë dinjitetin e qindra mijëra burrave dhe grave që u shkrinë për ndërtimin e Shqipërisë dhe sot trajtohen në mënyrën më të padenjë.
Poshtërohen me një pension i cili duhet të ishte sot, 450 mijë lek. Malazezi që merrte në 2013, 138 mijë lek, merr sot 450 mijë. Serbi që merrte 140 mijë lek, merr sot 405 mijë lek.
Maqedonasi merr 390 mijë lek. Edhe Kosova merr më shumë se ju, që sa është bërë e pavarur.
4 muaj më parë Albin Kurti, e vuri buxhetin, gjysmën e buxhetit të Tiranës, jo 8 miliardë, më pak se 4 miliardë, 100 mln tha do e marrin pensionistët. Në 8 miliardë Edi Rama, 16 milionë do marrin pensionistët. Dhe çfarë bëjnë, a i dëgjoni, sa të pashpirt janë. Me 140 euro jetohet shumë mirë. Çfarë kanë pensionistët. Pensionistët jetojnë mirë. Këta të pashpirt, pasi i vjedhin pensionistët, pasi i vjedhin rrogëtarët e shtetit, pasi i vjedhin qytetarët, ndihen vetë në parajsë. Dhe kur janë vetë në parajsë nuk shohin më për të tjerët. Këta të gjithë para ligjit do shkojnë. Ju jap fjalën se shtëpia do pastrohet.
E keni konstatuar ju fushatën e tij. Një fushatë që mund ti vesh shumë epitete, por nuk dua ta prish gojën time, sidomos këtu para jush. Po çfarë synon me të? Synon që të mbulojë dështimet, të mbulojë vjedhjet e tmerrshme 12 vjeçare dhe mungesën e programit. Flet për kënetë, flet për çyryk, bën mbledhje veçmas me gratë, veçmas me burrat, si në vitet ’50, pasardhës i frontit. Sot ju thoshte se, Shqipëria thoshte, e ka fjalën për Shqipërinë e Enver Hoxhës, kishte industrinë e armatimit më të fuqishme në rajon. Paçka se Jugosllavia prodhonte tanke, avionë e anije, dhe ky i thur lavdi Enver Hoxhës.
Ose u thoshte në shkolla mungonte shkumësi në vitin 2013. Nxjerr nga goja vetëm trillime e mashtrime, se si e si të mund të marrë votën e të mashtruarve. 11 maji është dita e çdo shqiptari, e çdo atdhetari, e çdo hasjani, kuksiani, tropojasi. Me 11 maj përcjellim Edi Ramën, atje ku e ka vendin. Se dje i thashë, për në Beograd, por mbrëmë ka bërë festë. Jo Edi, harroje Beogradin, tjetër kund, po, po atje ku e ke vendin. Absolutisht.
Miq, duke përfunduar kam kënaqësi të ju informoj, është i mbaruar. Në Valencia udhëheqësit politik kryesor të Europës, partitë e tyre, Kancelarit Merz, Ursula Van Derleyen, dhe të gjithë dinjitarët e Europës, votuan rezolutën me të cilën Edi Rama damkoset si i votës së shqiptarëve.
Damkoset si armik i pluralizmit. Damkoset si armik i opozitës. Damkoset si bashkëpunëtor i krimit dhe trafiqeve.
Damkoset si korruptor kryesor në Shqipëri dhe Europë. Miq, të ndahemi me të keqen kjo është thirrja e Europës, kjo është thirrja e historisë. Rrofshi ju, rroftë Hasi! Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha.
sali berisha
Politike
4 Maj 2025, 15:07
M.L
Foto ilustruese
KORÇË- Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Bledion Nallbanti, dhe vëllai i tij Alti N...
Politike
4 Maj 2025, 15:07
E. D
Sali Berisha
HAS- Kreu i Partisë Demokrati, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët e Hasit, u bëri thirrje të gjithë ...
Politike
4 Maj 2025, 14:50
M.B
Petro Gjikuria
DHËRMI- Kandidati i ASHM, Petro Gjikuria i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama me anë të një pos...
Politike
4 Maj 2025, 12:04
Edi Rama
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka hedhur kunja sot në Shkodër, duke e quajtur Benet Becin si një nga mbetjet e pakta të s...
Politike
4 Maj 2025, 14:49
M.L
HAS- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Hasit në kuadër të zgjedhje...
Politike
4 Maj 2025, 14:46
M.L
Sali Berisha
HAS- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Hasit në kuadër të zgjedhjeve parl...
Politike
4 Maj 2025, 14:30
M.L
Sali Berisha
HAS- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Hasit në kuadër të zgjedhjeve parl...
Politike
4 Maj 2025, 14:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u bën thirrje zgjedhësve nga jashtë që nuk ...
Politike
4 Maj 2025, 13:49
M.B
Edi Rama
TIRANA- Vetëm një javë na ndan nga dita e zgjedhjeve parlamentare dhe duket se Partia Socialiste vijon me ndry...
Politike
4 Maj 2025, 13:08
M.L
Sali Berisha
TROPOJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës elektoral n&...