Art&Argëtim

Filmi shqiptaro-spanjoll ‘Lajmi’ i Terezit, fiton çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Australi

20 Janar 2020, 13:10 Nga DOSJA
Filmi shqiptaro-spanjoll ‘Lajmi’ i Terezit, fiton çmimin e

AUSTRALI- Në Australi është mbajtur eventi “FlickerFest” në Sydney për përzgjedhjen e filmave më të mirë dhe mes shumë filmash, filmi shqiptaro-spanjoll “The News” është vlerësuar si “Filmi më i mirë ndërkombëtar me metrazh të shkurtër”.

Ndërkohë pas këtij vlerësimi shumë të rëndësishëm për kinematografinë shqiptare, drejtori i Flickerfest, Bronwyn Kidd është shprehur:  Jemi kaq të lumtur që festivali i vitit 2020 ka qenë një sukses i tillë ,ka pasur një entuziazëm të madh për të gjithë filmat e shfaqur.

Ndër të tjera ai ka shtuar se filmi “LAJMI” me metrazh të shkurtër është pritur mjaft mirë dhe se për të, të  gjithë filmat që morën pjesë në ‘Flickerfest’, do të donte të shpalleshin fitues.

“Është kaq bukur  të shohësh një film të shkurtër  dhe të mirëpritur kaq  ngrohtësisht nga audienca gjatë eventit tonë dhjetë ditor. Unë do të doja të uroja të gjithë filmat që morën pjesë në Flickerfest këtë vit dhe të gjithë fituesit e çmimit.  The News” (Lajmi) me regji të Lorin Terezit dhe skenar të Anila Ballës, gjithashtu producente, rrëmbeu një nga çmimet më të rëndësishme të ceremonisë.”– është shprehur ai.

Ky eventFlickerFest”, është një festival ndërkombëtar për filmat me metrazh të shkurtër, që organizohet gjithmonë në muajin janar në Sydney të Australisë. ‘FlickerFest’ është i akredituar nga Akademia e Oscars dhe i njohur nga BAFTA.

Lorin Terezi, regjizori shqiptar i diplomuar në Akademinë e Arteve për regji teatri, filmi dhe televizioni, është është shprehur se ideja për këtë temë i ka lindur nga realiteti i dhunshëm mediatik, ajo çfarë mërzit dhe bezdis shqiptarët çdo ditë.

Ky film është realizuar në fshatin Shën Gjergj, ndërsa kasti i aktorëve përbëhet nga Lena Kryeziu Bokshi, Bilbil Kasmi, Mirjana Deti, Besnik Ferra dhe Pëllumb Dervishi.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture australi besnik ferra bilbil kasmi flickerfest folmi me metrazh të shkurtër lena kryeziu bokshi lorin terezit pëllumb dervishi australi besnik ferra bilbil kasmi flickerfest folmi me metrazh të shkurtër lena kryeziu bokshi lorin terezit pëllumb dervishi

Sondazh

Poll