Art&Argëtim

“S’je vajza që kam rritur, shpirtra të humbur”, babai i Meghan Markle shpërthen pas largimit të çiftit nga Familja Mb

20 Janar 2020, 13:01 Nga DOSJA
“S’je vajza që kam rritur, shpirtra të humbur”,

ANGLI– Babai i Meghan Markle, Thomas Markle është shprehur se vajza e tij dhe Princi Harry kanë vepruar gabim që janë larguar nga Familja Mbretërore. Në një dokumentar televiziv, që do të transmetohet në javën e ardhshme në “Chanale 5”, Markle e përshkruan sjelljen e të bijës si jo korrekte, teksa ka shtuar se nuk e ka edukuar në atë mënyrë të bijën. Në këto dokumentar, Thomas do të zbulojë zanafillën e prishjes së marrëdhënies me të bijën dhe mendimin e tij në lidhje me largimin e çiftit nga Anglia.

Thomas Markle është inatosur me Meghan dhe Harry-n, pasi këta të fundit, kanë marrë vendimin të largohen nga Pallati Mbretëror. “Ata po e kthejnë atë (Familjen Mbretërore) në një Walmart me një kurorë. Kjo nuk është vajza që kam rritur. Kur u martuan ata morën një detyrim. Detyrimi është që të jenë pjesë e Familjes Mbretërore dhe të përfaqësojnë si të tillë. Dhe do të ishte marrëzi për ata që mos ta bëjnë. Ky është një nga institucionet më të mëdha në mbarë botën. Ata po e shkatërrojnë, po e zbehin atë, nuk duhet ta bëjnë këtë,”- mësohet të jetë shprehur Thomas Markle.

Vetë Harry, mbajti një konferencë për shtyp ku shprehu keqardhjen e tij për vendimin e marrë, ndërsa shtoi se Familja Mbretërore do të ishte gjithmonë në zemrën e çiftit. Mbretëresha Elizabeth u ka hequr titujt Harry-t dhe Markle, të cilët nuk do të quhen më Duke dhe Dukesha në publik, por me emrat e tyre. Largimi i Maghan Markle dhe Harry-t është bërë tema kryesore e të gjitha mediave ndërkombëtare. Meghan Markle ndodhet bashkë me të birin në Kanada, ku Harry do të fluturojë shumë shpejt për t’ju bashkuar familjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz meghan markle princi harry thomas markle meghan markle princi harry thomas markle

Sondazh

Poll