Art&Argëtim

Memorial për Vaçe Zelën/ Përurohet në qendër të qytetit të Lushnjes objekti dedikuar zërit të rallë e të mirënjohur

20 Janar 2020, 13:01 Nga DOSJA
Memorial për Vaçe Zelën/ Përurohet në qendër

LUSHNJE– Në Lushnje kanë nisur aktivitetet për 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes.  Po sot në qytetin e lindjes së Vaçe Zelës është përuruar një memorial për këngëtaren e mirënjohur. Vaçe Zela kishte një zë të rrallë që për më shumë se 40 vjet hyri në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë Atdheut.

Kush ishte Vaçe Zela:

Vaçe Zela që në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën “Fëmija i parë” ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Zëri dhe repertori i pasur që la trashëgimi vijojnë të mbeten gurë shndritës në gjerdanin e traditës shqiptare të këngës.

Vaçe Zela lindi në vitin 1939 në buzë të kënetës së Tërbufit në Lushnjë. Që e vogël u dallua për karakterin e saj artistik. Fillimisht u vu re dëshira e saj e madhe për të kënduar dhe për të kërcyer. Prandaj, më vonë vijoi mësimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, për të qenë në grupin e artistëve të rinj që do të përfaqësonin Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Rinisë në Moskë, në vitin 1956, kur ishte vetëm 17 vjeçe. Ky ishte ballafaqimi i saj i parë me skenën ndërkombëtare. Kështu, dalëngadalë, që nga ajo ditë filloi të bëhej e njohur edhe brenda vendit. Pjesëmarrja e saj në estradën e qytetit dhe në shfaqjet nëpër mbarë Shqipërinë ishin një ogur i mirë për rrugën që kishte nisur. Në vitin 1961 filloi të ishte pjesë e Estradës së Ushtarit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture lushnje memorial per vace zelen vace zela lushnje memorial per vace zelen vace zela

Sondazh

Poll