Sport

Hajduku i Gattusos humbet përballjen direkte me Dinamon dhe parakalohet…

Pas kësaj ndeshjeje, Dinamo Zagrebit kalon përkohësisht në vendin e parë me 58 pikë, dy më tepër se sa Hajduku i Splitit. Po kaq ka edhe Rijeka, që sot pret në shtëpi Goricën.

4 Maj 2025, 07:30 Nga DOSJA
Hajduku i Gattusos humbet përballjen direkte me Dinamon dhe

KROACI - Hajduku i Rino Gattusos fundoset në përballjen direkte ndaj Dinamo Zagrebit. Në Split, mysafirët fituan 1-3, duke bërë kështu një parakalim të bujshëm në renditje.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në minutën e 51-të Pierre-Gabriel e kaloi Dinamon në epërsi. Livaja barazoi pesë minuta më vonë, por Kulenovic i riktheu mysafirët në epërsi në minutën e 64-të. Sucic shënoi golin e tretë në minutën e 102-të.

Pas kësaj ndeshjeje, Dinamo Zagrebit kalon përkohësisht në vendin e parë me 58 pikë, dy më tepër se sa Hajduku i Splitit. Po kaq ka edhe Rijeka, që sot pret në shtëpi Goricën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll