Sport

VIDEO / Barcelona përmbys Valladolidin dhe shkon në +4 pikë!

Shkon në kuotën e 79 pikë, duke vënë në presion Real Madridin (72 pikë), që luan me Celta Vigo-n këtë të diel.

3 Maj 2025, 23:19 Nga DOSJA
VIDEO / Barcelona përmbys Valladolidin dhe shkon në +4 pikë!

SPANJA - Barcelona fiton me përmbysje 1-2 një ndeshje të vështirë përbalë Real Valladolidit, skuadrës së fundit të tabelës, dhe shkon në kuotën e 79 pikë, duke vënë në presion Real Madridin (72 pikë), që luan me Celta Vigo-n këtë të diel. E sigurt është një në përballjen ‘El Clasico’, fundjavën e ardhshme, Barcelona do të jetë të paktën +4 pikë nga Reali. 

Ndodh befasia e madhe në ‘Estadio José Zorrilla’ të Valladolid-it. Ekipi vendës, tashmë i rënë një kategori më poshtë, zhbllokon rezultatin e takimit me Barcelonën: sapo nis minuta e 6-të, Sanchez e dërgon topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga një devijim, 1-0. 

Nis me gol pjesa e dytë, Raphinha barazon rezultatin në minutën e 54-t.

Pak minuta më vonë, shënon edhe Fermin për rezuttatin 1-2.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll