Sport

Reali i Madridit i detyrohet Fenerbahçes një tjetër shumë të konsiderueshmë për Guler, ja arsyeja!

Ndeshja numër 50-të po ashtu aktivizon një pagesë nga Reali i Madridit në drejtim të ish-klubit të tij Fenerbahce, për shkak të marrëveshjes së transferimit në vitin 2023.

4 Maj 2025, 01:38 Nga DOSJA
Reali i Madridit i detyrohet Fenerbahçes një tjetër shumë

SPANJE - Arda Guler do të përballet me një sezon kyç tek Real Madridi në edicionin 2025/2026 teksa ka një pikëpyetje sa i përket të ardhmes së tij afatgjatë tek klubi. ‘Los Blancos’ kompletuan transferimin e talentit turk në qershor të vitit 2023 nga Fenerbahce, duke mundur Barcelonën në garën për shërbimet e tij. Ai iu bashkua klubit si njëri nga lojtarët me më perspektivë të futbollit evropian, por ndikimi i tij në Madrid ka qenë i limituar. 

Një kombinim i dëmtimeve dhe hezitimi i Carlo Ancelottit për ta futur në lojë, ka bërë që të pengohet progresi i tij. Sidoqoftë, 20-vjeçari ka shfaqur disa shenja pozitive gjatë javëve të fundit, teksa Real Madridi po synon ta vazhdojë luftën për titull në La Liga. 

Paraqitja e tij në finale të Kupës së Mbretit nda Barcelonës më 26 prill ka bërë që ai të kompletojë 50 ndeshje me fanellën e klubit madrilen, teksa ka spekulime se Xabi Alonso do t’i japë më shumë minuta sezonin e ardhshëm, nëse kompleton rikthimin në Madrid. Ndeshja numër 50-të po ashtu aktivizon një pagesë nga Reali i Madridit në drejtim të ish-klubit të tij Fenerbahce, për shkak të marrëveshjes së transferimit në vitin 2023. 

Sipas Diario AS, ‘Los Blancos’ do t’i paguajë Fenerbahces edhe 4 milionë euro më tepër, pasi klubi turk do të marrë një kompensim financiar për çdo 25 ndeshje në të cilat Guler luan. Kjo i dhuron Fenerbahces një mundësi për të përfituar 10 milionë euro shtesë nga këto lloj marrëveshjesh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll